Beqiri nga Ministria e Drejtësisë: Çështja e pronave kriter i BE-së
BKT
Lajme

Beqiri nga Ministria e Drejtësisë: Çështja e pronave kriter i BE-së

Lulzim Beqiri nga Ministria e Drejtësisë ka thënë se rregullimi i çështjes së pronave është kriter në rrugën drejt Bashkimit Evropian.


Ai ka folur të enjten në “55 minuta” te RTK.

“Është një kriter mjaft domethënës në procesin e integrimit evropian. Asnjë shtet aspirant për antarësim nuk mund ta paramendojë të rrugëtojë pa e rregulluar çështjen e pronës. Tek ne kjo çështja ka qenë një çështje shumë problematike”, ka thënë ai.

Të enjten është mbajtur takimi i Komitetit Drejtues për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore, ku ka marrë pjesë edhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.


MË SHUME NGA Lajme