Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Për fushatën' komunikimi përmes sportit, të ftuar janë Rita Zabërgja, koordinatore e projektit dhe Ditjon Fetahu, koordinator i projektit.
Kurse për konferencën "vajzat në tik", të ftuar janë Erëza Gjikolli - IPKO Foundation dhe Drena Kusari Berisha menaxhere në LYFT.
Për të folur për “Panairin e karrierës”, do të flas Ridvan Islami - udhëheqës i Qendrës për Orientim në Karrierë.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























