Ky është buzëkuqi që përdorte Marilyn Monroe
BKT
Lifestyle

Ky është buzëkuqi që përdorte Marilyn Monroe

Marilyn Monroe, përvese për natyrën joshëse dhe talentin, shquhej dhe shquhet ende për flokët platin dhe buzët e kuqe. Kjo dyshe shkonte bri për bri me dekoltetë e ulëta e takat e larta.

Për Marilyn, buzëkuqi ishte më tepër se thjesht një ngjyrë: i shërbente për të theksuar rolet që luante. Në role si Lorelei Lee në “Gentlemen Prefer Blondes” dhe Cherie në “Bus Stop,” buzëkuqi i kuq ishte aksesori perfekt për të theksuar feminilitetin dhe joshjen e personazheve.

Grimeri i saj, Allan “Whitey” Snyder, përdorte disa ngjyra njëherazi për të realizur look-un e famshëm. Një e kuqe më e errët në vijëzimin e buzëve për të dhënë idenë e plotësisë dhe një e kuqe më e çelët në qendër.

Ndër nuancat që përdorte më shpesh Marilyn është Ruby Red nga Max Factor, pjesë e një linje që u riprezantua në treg nga firma në vitin 2016. Koleksioni i atij viti përmban katër nuanca të kuqe, në varësi të tonit dhe nën-tonit të lëkurës.