12:32 / 26.04.2019
Haxhiu: Të nisë urgjentisht hetimi i skandaleve korruptive
Derisa protesta e Lëvizjes Vetëvendosje po vazhdon para Prokurorisë së Shtetit, atyre iu ka drejtuar deputetja Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se protestat e tyre do të vazhdojnë dhe do të jenë paqësore, por prokuroria duhet të ndërrojë, duke u larguar të gjithë prokurorët që janë emëruar politikisht.
Sipas saj, urgjentisht duhet të nis hetimi i skandaleve korruptive të kësaj qeverie dhe hetimi i pasurisë së paligjshme të politikanëve. “Paqe me hajni nuk ka sepse me hajna nuk ka shtet”, tha ajo.























