Familja e fatkeqit Emiliano Sala goditet nga një tjetër tragjedi
Një tjetër tragjedi në familjen e futbollistit fatkeq Emiliano Sala: pas vdekjes së sulmuesit në atë aksident tragjik me avion, këtë herë është babai i tij Horacio ai i cili është ndarë nga jeta, paraditen e së premtes, për shkak të një ataku në zemër.
Ka qenë një politikan lokal, Julio Muller, ai që ka dhënë një deklaratë në mediet vendase, ku konfirmoi se Horacio Sala ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare.
“2019 nuk ndalet duke na shokuar me lajme të rënda nga qyteti. Në 5 të mëngjesit, gruaja e Horacio Sala më mori në telefon dhe ishte shumë e tronditur. Doktorët kishin shkuar në shtëpinë e tyre, por kur arrita unë aty, ai kishte vdekur”, tha Muller.
Kujtomë që në janar Emiliano Sala, futbollist që sapo kishte kaluar nga Nantes tek Cardiff në Uells, humbi jetën në një aksident tragjik me avion, në Kanalin e La Manshit, bashkë me pilotin David Ibbotson.























