​​ ”Kering” mund të paguajë 1,5 miliardë euro gjobë për evazion fiskal
BKT
Lifestyle

​​ ”Kering” mund të paguajë 1,5 miliardë euro gjobë për evazion fiskal

Gjiganti francez i luksit ”Kering” rrezikon të paguajë një gjobë rekord prej 1,5 miliardë euro në kuadër të një procedure për mashtrim me taksat për markën e tij ”Gucci”, njoftoi sot media italiane.

‘’Po negociohet ende për rreth qindra miliona që avokatët po diskutojnë me organet tatimore por gjoba që grupi ‘Kering’ po përgatitet të paguajë është më e larta në Itali. Bëhet fjalë për një çek afro 1,5 milairdë euro’’, shkruan e përditshmja ‘’La Stampa’’.

Në fund të muajit janar, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Milanos, autoritetet tatimore italiane i bënë të ditur ”Kering” rezultatet e parë të një auditi, sipas së cilit ai rrezikon një gjobë deri në 1,4 miliardë euro.

”Kësaj shifre i shtohet një shumë rreth 500 milionë euro që përfshin sanksionet dhe interesat mbi shumat që i detyrohen organit tatimpagues”, sqaron gazeta.