Drejtori i RTSH-së uron drejtorin e ri të RTK-së, Ngadhnjim Kastratin
BKT
Lajme

Drejtori i RTSH-së uron drejtorin e ri të RTK-së, Ngadhnjim Kastratin

RTKlive

Drejtori i Radio i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), Thoma Gëllçi, ka uruar drejtorin përgjithshëm të sapozgjedhur të RTK-së, Ngadhnjim Kastrati.

Në urimin dërguar Kastratit, drejtori i RTSH-së, shpreh gatishmërinë që dy televizionet të thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin. “Shpreh bindjen se falë profesionalizmit, bashkëpunimit dhe gatishmërisë së dy institucioneve tona, marrëdhënie RTSh-së dh RTK-së, do të njohin një fazë të frytshme zhvillimit, në dobi të të dyja palëve”, thuhet në letrën e drejtorit të RTSH-së.

Urimi i plotë

I nderuar zoti Kastrati

Më lejoni që në emrin tim personal dhe të institucionit që përfaqësoj, të shpreh urimet e mia zyrtare dhe konsideratat e larta në adresën tuaj me rastin e emërimit në detyrë si drejtor i përgjithshëm i RTK-Radio Televizionit të Kosovës.

Shpreh bindjen se falë profesionalizmit, bashkëpunimit dhe gatishmërisë së dy institucioneve tona, marrëdhënie RTSh-së dh RTK-së, do të njohin një fazë të frytshme zhvillimit, në dobi të të dyja palëve.

Gjithashtu përfitoj nga rasti për të ju drejtuar ftesën për të zhvilluar një vizitë dhe takim dy palësh në RTSH, në rastin më të përshtatshëm për ju, me qëllim për ët biseduar për projektet të përbashkëta si dhe për të shtyrë më përpara bashkëpunime të reja.
Duke ju falënderuar edhe njëherë për bashkëpunimin, përfitoj nga rasti për të ju uruar punë të mbarë në misionin tua fisnik, suksese në përballimin e sfidave dhe të shpreh bindjen që do të kemi bashkëpunime po aq të frytshme në të ardhmen.

 


MË SHUME NGA Lajme