Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Për të diskutuar lidhur me kampanjën 'Bli një libër, eduko një fëmijë' të ftuara do të jenë Iliriana Hasaj nga Libraria “Dukagjini”, Merisa Abdullahu nga Forumi për Iniciativë Qytetare si dhe Genta Mehmeti nga “Bonevet”.
Nesër zhvillohet ndeshje bashketbolli në solidarizim me personat e prekur nga autizmi.
Për të folur për aktivitetet e OJQ-së Autizmi flet të ftuara do të jenë Ardita Uka, OJQ Autizmi Flet si dhe Flaka Isufi.
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























