​Çerkini: Nuk mund të jemi të kënaqur deri të gjendet edhe i fundit
BKT
Lajme

​Çerkini: Nuk mund të jemi të kënaqur deri të gjendet edhe i fundit

Përfaqësuesi i familjarëve të të pagjeturve, Bajram Çerkini tha se nuk është bërë mjaftueshëm nga shteti i Kosovës për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Duke thënë se shpresa asnjëherë nuk largohet deri në gjetjen e familjarëve të tyre tha se nuk besojnë që Serbia do të bashkëpunojë në gjetjen e familjarëve të tyre, edhe pse trupat e të pagjeturve më së shumti ndodhen në shtetin serb.

“Ne nuk mund të jemi të kënaqur derisa të gjendet edhe i fundit. Nuk kanë  bërë aq sa kanë mundur të bëjnë, ku është faji dhe ku duhet të thuhet gjithmonë qeveritarët, pushtetarët tanë thonë se ndërkombëtarët kanë më shumë punë në dorë, kurse ne shkojmë shumë ngadalë në ato gjëra që ndoshta është dashur me i shpejtuar shumë më shumë se deri më tani. Merre me mend vitin e kaluar me një radar për 12 ditë asnjë punë se ka bërë edhe pse dihet se janë varrezat masive më të mëdha në Serbi”, tha Çerkini.

Këto deklarata, përfaqësuesi i familjarëve të të pagjeturve, Bajram Çerkini, i bëri pas homazheve tek Obelisku i të Pagjeturve në Prishtinë.


MË SHUME NGA Lajme