12:38 / 27.04.2019
Lopez në radarin e Dortmund
Sipas El Desmarque, skuadra Borussia Dortmund është duke e kryesuar garën për ta përvetësuar mesfushorin francez, Maxime Lopez.
Futbollisti 21 vjeçar ka kapur vëmendjen e disa klubeve pasi ka arrit ta shënojë një gol dhe ka marrë pjesë në tre asistime gjatë 27 paraqitjeve që i ka pasur në Marseille, shkruan Goal, transmeton KK.
Edhe Sevilla është e interesuar që të nënshkruajë kontratë me futbollistin në fjalë, vlera e të cilit është 25 milionë euro.























