Ja si kishte dështuar Manchester United ta blejë Van Dijk
BKT
Sport

Ja si kishte dështuar Manchester United ta blejë Van Dijk

Manchester United kishte bërë përpjekje në minutat e fundit të afatit të kaluar kalimtar që ta blejë mbrojtësin Virgil van Dijk, raporton “Times”, transmeton RTKlive.

Klubi nga “Old Trafford” thuhet se kishte bërë gati ofertën për mbrojtësin holandez, por oferta e “Djajve të Kuq” ishte e vonuar, sepse lojtari ishte farë pran nënshkrimit me Liverpoolin.

Van Dijk po bën një sezon të madh me “The Reds”, dhe tashmë ai është një nga pikat më të forta tek Liverpool.

Ish-lojtari i Southamptonit është zgjedhur lojtari më i mirë i këtij sezoni në Premier League.