Shkollat kroate me mësim plotësues në gjuhën shqipe
Grup i arbëreshëve të Kroacisë po qëndrojnë për një vizitë në Kosovë. Ata kanë vizituar Katerdralen “Nënë Tereza”, Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Muzeun e Kosovës.
Nga Kroacia kishte ardhur edhe drejtoresha shkollës fillore “Kruna Kërstiç” në Kroaci , Jasmina Matersiq e cila teksa ka falënderuar për mikpritje tha se me qëllim që të ruhet kultura shqiptare, si shkollë kanë organizuar mësim plotësues për nxënësit e Zarës së Kroacisë.
Ajo tha se edhe në një shkollë të mesme në këtë qytet mbahet mësim plotësues në gjuhën shqipe.
“Prej katër vitesh ekziston i organizuar mësimi plotësues në gjuhën shqipe ku mësohet gjuha dhe kultura shqipe, jo vetëm për nxënësit tonë por për të gjithë nxënësit e shkollave fillore në Zarë. Për ne është një kënaqësi e veçantë që fëmijët shqiptarë ditëve të shtune takohen në shkollën tonë dhe kanë mundësi të mësojnë gjuhën dhe kulturën shqipe”, tha ajo.























