13:53 / 27.04.2019
Suarez: Mendoj se kam qenë i denjë për Barcelonën
Luis Suarez mendon se ka qenë i denjë për Barcelonën që kur u bashkua me “Blaugranat” nga Liverpooli, raportojnë mediet spanjolle, transmeton RTKlive.
Suarez ka treguar performancë të lartë këtë sezon të garave me Barcelonën, skuadër më të cilën është në rrugë të mirë që ta fitoj tripletën.
Ish-ylli i Liverpoolit thotë se është “krenar më formën që ka treguar tek Barcelona”.
“Mendoj se kam qenë i denjë për Barcelonën që kur kam ardhur këtu”, tha ai.























