12:45 / 28.04.2019
Djali i Suarez “kafshon” si i ati
Lautaro Suarez me siguri që do të kërkojë të bëhet futbollist si babai, Luis, por duket se disa nga “lëvizjet” e tij i ka fituar që tani.
Në festimet e titullit kampion të shtunën në mbrëmje, bebja gjashtë muajshe është fotografuar duke kafshuar shpatullën e sulmuesit uruguaian, njëlloj siç ai vetë bëri me Giorgio Chiellini-n në incidentin e famshëm gjatë Botërorit 2014.
Pas postimit të fotos, tifozët nuk ngurruan të kujtonin “bëmat” e Suarez, të cilat i ka realizuar edhe me fanellën e Liverpool dhe Ajax.























