13:47 / 28.04.2019
Thaçi: Të gjithë besimtarëve ortodoksë ua uroj festën e Pashkëve
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, u ka uruar të gjithë besimtarëve ortodoksë, festën e Pashkëve.
Ai ka thënë se në këtë ditë të rëndësishme i gëzohet harmonisë dhe bashkëjetesës ndërmjet gjithë qytetarëve, transmeton Klan Kosova.
“Paqe, begati dhe lumturi për të gjithë. Për shumë mot Pashkët”, ka shkruar Presidenti Thaçi në Facebook.























