Hoti beson se nesër do të mbyllet plani për korrigjim të kufijve
BKT
Lajme

Hoti beson se nesër do të mbyllet plani për korrigjim të kufijve

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Samiti i Berlinit është ngjarje me rendësi për të filluar një dinamike të re drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Hoti ka shkruar në Facebook se duke e ditur qëndrimin e Gjermanisë lidhur me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, beson se plani i mbrapshte për korrigjim të kufijve do të mbyllet si ide.

“Neve na duhet një marrëveshje me Serbinë që e bënë përgjithmonë të pamundshëm konfliktin në mes të dy shteteve, siguron njohjen reciproke dhe Serbia merr përgjegjësinë për krimet e bëra në Kosovë. Duke e korrigjuar i kufirit nuk sigurohet një marrëveshje e tillë”, ka shkrur ai.


MË SHUME NGA Lajme