Leicester City godet keq Arsenalin në “luftën” për Champions
BKT
Sport

Leicester City godet keq Arsenalin në “luftën” për Champions

Leicester City e ka mposhtur  Arsenalin, me rezultat 3-0, të dielën në kuadër të Premier League-s.

“Topçinjtë” nuk ia kanë dalur të marrin rezultat pozitiv në këtë duel, duke bërë një hap prapa në garën për të siguruar një vend që çon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Youri Tielemans (59’), ka shënuar golin e epërsisë për Leicester Cityn, derisa Vardy (86’, 90’), realizoi dygolësh për fitoren e madhe të nikoqirëve, transmeton RTKlive.com.

Dyshja shqiptare  Granit Xhaka e Shkodran Mustafi ishin titullar tek Arsenali.

Pas kësaj humbje, Arsenali renditet e pesta me 66 pikë, kurse, Leicester zë vendin e tetë me 51 pikë të grumbulluara.