Klopp sërish në gjurmët e yllit te Lyonit
BKT
Sport

Klopp sërish në gjurmët e yllit te Lyonit

Klubi anglez, Liverpool nuk heq dorë nga kapiteni i Lyonit, Nabli Fekir, raportojnë mediet angleze, transmeton RTKlive.com.

“The Reds” kishin dështuar ta blejnë yllin e Lyonit verën e kaluar, por skuadra nga “Anfield” sërish është kthyer kah Fekir.

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e sheh Fekir-in si pasues të Coutinhos, i cili në janar të vitit 2018 iu bashkua Barcelonës.

Lyon siç raportohet është gati ta shes yllin e tyre, por kërkon 70 milionë euro. Ndryshe, Fekir është duke u vëzhguar edhe nga klubi i famshëm italian, Juventus.