​Gjendet i vdekur personi i zhdukur para dy ditësh në Rugovë
BKT
Lajme

​Gjendet i vdekur personi i zhdukur para dy ditësh në Rugovë

Zyrtarë të Policisë në Pejë kanë konfirmuar se një person që ishte në kërkim qe dy ditë, është gjetur pa shenja jete në fshatin Reka e Allagës në Rugovë.

Xhevat Ibraj nga policia e Pejës ka konfirmuar rastin për KosovaPress, por ka thënë se detaje më të hollësishme do të bëhen të ditura më vonë përmes një komunikate për media.

Ndryshe, M.N. (49) ishte në kërkim që nga data 26 prill e këtij viti, kur dyshohet se kishte marrë lëndime të rënda trupore nga tre persona.

Sot gjatë ditës Prokuroria Themelore e Pejës kërkoi masën e paraburgimit ndaj A.N., Sh.L. dhe një të mituri lidhur me rastin.


MË SHUME NGA Lajme