Limaj për vdekjen ish-senatorit amerikan: Kosova humbi një mik të madh
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vdekjes së ish- senatorit amerikan, Richard Lugar, duke thënë se Kosova humbi një mik të çmuar i cili përkrahu vendin tonë në momentet më të rëndësishme.
“Qytetarët e Kosovës do ta kujtojnë përherë për mbështetjen e madhe që i ka dhënë intervenimit të NATO-s në Kosovë si dhe kauzës sonë për pavarësi”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Postimi i plotë i Limajt:
Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e mikut të madh të Kosovës, ish-senatorit amerikan, Richard Lugar. Kosova humbi një mik të çmuar i cili e përkrahu Kosovën në momentet më të rëndësishme. Qytetarët e Kosovës do ta kujtojnë përherë për mbështetjen e madhe që i ka dhënë intervenimit të NATO-s në Kosovë si dhe kauzës sonë për pavarësi. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë popullit amerikan! FL
Ish- senatori amerikan nga radhët e republikanëve, Richard Lugar, ka ndërruar sot jetë në moshën 87-vjeçare, nga komplikimet nga polineuropatia kronike inflamatore, një sëmundje që sulmon nervat.
Lugar shërbeu në Senat nga 1977-2013 dhe ishte i njohur mirë si një zë autoritar për politikën e jashtme të SHBA.
Duke shërbyer si kryetar i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë dy herë - nga 1985-1987 dhe 2003-2007 - ai ishte një kundërshtar i hapur i aparteidit në Afrikën e Jugut dhe armëve bërthamore.

Ai krijoi legjislacionin për shkatërrimin e armëve bërthamore pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, i njohur si Programi i Reduktimit të Kërcënimeve të Bashkëpunimit ose Akti Nunn-Lugar.
Lugar bashkë me John McCainin, ishte në pakicën republikane që përkrahu ish-presidentin Bill Clinton në intervenimin e NATO-s kundër Serbisë.
Lugar nisi një përpjekje për të siguruar emërimin e presidentit republikan për zgjedhjet e vitit 1996, por njoftimi i tij për të kandiduar erdhi në të njëjtën ditë kur ndodhën sulmet me bomba në Oklahoma – një nga sulmet më vdekjeprurëse terroriste në historinë e SHBA-së.
Ai hoqi dorë në mars të vitit 1996 dhe mbështeti kandidatin e atëhershëm republikan Bob Dole.
Lugar ishte një politikan shumë i respektuar dhe u nderua me Medaljen Presidenciale të Lirisë në vitin 2013,























