Haradinaj tregon çka i tha ambasadorit amerikan në Gjermani
BKT
Lajme

Haradinaj tregon çka i tha ambasadorit amerikan në Gjermani

Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit në Berlin është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë shtet Richard Grenell.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka treguar se përveç tjerash i ka treguar ambasadorit amerikan se Qeveria kundërshton idenë e këmbimit të territoreve , duke e cilësuar si opsion të rrezikshëm dhe që do ta destabilizonte jo vetëm vendin por edhe rajonin.

Postimi i kryeministrit në Facebook:

Në kuadër të vizitës zyrtare në Berlin, sot zhvillova një takim me Ambasadorin e ShBA-ve në Gjermani Richard Grenell, të cilit i shpreha përkushtimin e Kosovës për procesin e dialogut me Serbinë, për konsolidimin e ekipit negociator të vendit dhe për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese, bazuar në ligjet dhe kushtetutën e vendit dhe se Kosova është e gatshme për tregti të lirë me Serbinë, si pjesë e një marrëveshje që rezulton me njohje reciproke.

Theksova gjithashtu se Qeveria e vendit kundërshton fuqishëm idenë e këmbimit të territoreve, duke e cilësuar si opsion të rrezikshëm dhe që do ta destabilizonte jo vetëm vendin por edhe rajonin.

Ambasadorit Grenell i tregova për progresin e arritur në vend në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit dhe për përkushtimin e Kosovës për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, gjithmonë në partneritet me aleatët tanë dhe me aspiratat tona për rrugën euro-atlantike.

Roli i ShBA-ve në proceset e mëtejme politike të vendit është i domosdoshëm!

RH


MË SHUME NGA Lajme