19:02 / 29.04.2019
Zaev kërcënon me dorëheqje nga Berlini
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev paralajmëroi dorëheqje nëse në Berlin nuk konfirmohet hapja e negociatave për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Mediat raportojnë se ajo që ka ndodhur në Berlin do të ndryshojë rrjedhën politike në Ballkan. Sipas asaj që raportohet Zaev është shprehur se nëse nuk hapen negociatat, ai është i gatshëm të japë dorëheqje, prandaj qysh në mbrëmjen e sotme pritet të ketë ndryshime të rrjedhës politike në Ballkan.
Takimi më interesant ka qenë ai ndërmjet Merkelit, Edi Ramës dhe Zoran Zaevit.























