21:21 / 29.04.2019
Tahiri: Mund të ketë dialog pa SHBA-në, por nuk ka zgjidhje
Analisti politik Ramush Tahiri, ka thënë se mund të të ketë dialog Kosovë-Serbi pa SHBA-në, por jo edhe zgjidhje.
Ai ka folur të hënën në “Analizë dite” te RTK.
“Kosova ndihet më e sigurtë kur është në një vijë me politikën e SHBA-së. Mund të ketë dialog pa SHBA-në, por nuk ka zgjidhje pa SHBA-në, sepse Kosova gjithmonë e ka në krah SHBA-në. Nuk ka nevojë që SHBA të marrë pjesë në dialog. Roli I SHBA-së nuk është manifestim po është praktik. Akti final do të nënshkruhet me prezencën e presidentit të SHBA-së”, ka thënë Tahiri.























