Shqiptarët me kandidatin properëndimor për president në Maqedoni të Veriut
BKT
Lajme

Shqiptarët me kandidatin properëndimor për president në Maqedoni të Veriut

Pas mosunitetit të partive shqiptare për të përkrahur kandidatin shqiptar Blerim Rekën në zgjedhjet e 21 prillit 2019, garën për president të Maqedonisë së Veriut këtë të diel do ta vazhdojnë kandidatët maqedonas, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska, shkruan gazeta "Zëri".

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili bashkë me kryetarin e “Besës” Bilall Kasamin në rrethin e parë të zgjedhjeve ka mbështetur Blerim Rekën, ka lënë të nënkuptohet se në rundin e dytë nuk do ta përkrahë asnjërin prej kandidatëve të mbetur.

I pyetur nga gazeta “Zëri” lidhur me këtë çështje, Sela ka thënë shkurt se do ta mbështesë Rekën, ndonëse ai më nuk është në garë për zgjedhjet presidenciale.

Njohësit e çështjeve politike në Maqedoninë e Veriut i kanë thënë “Zërit” se kandidati nga LSDM-ja, Stevo Pendarovski, mbetet opsion i duhur për t’u zgjedhur president i Maqedonisë së Veriut. Meqë sipas tyre të dy kandidatët kanë gjasa reale për ta marrë postin e kreut të shtetit, votat e shqiptarëve, siç ata janë shprehur, do të jenë vendimtare për ta përcaktuar kryetarin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut. 


MË SHUME NGA Lajme