10:26 / 30.04.2019
VIDEO-Ushtari më i mirë 2019
RTKlive
Ditë më parë janë shpallur rezultatet e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2019’’. Në këtë garë morën pjesë 22 garues nga FSK-ja dhe 18 garues nga 9 vende partnere, si: Shqipëria, Belgjika, Kanada, Kroacia, Maqedonia Veriore, Britania e Madhe, Polonia, Turqia, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Besnik Nebihu nga Brigada e Mbështetjes Operacionale, fitues i garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2019’’, tha se janë disa faktorë që e bëjnë një ushtarë të mirë.
“Ka qenë konkurrencë e fortë për të fituar garën ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2019’’”, tha ai sot në emisionin “Studio e Hapur”, në RTK3.























