14:14 / 30.04.2019
Pacolli tregon çfarë do të bëhet me vizat
Shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj janë takuar me ministrin e Brendshëm të Gjermanisë Horst Seehofer, me të cilin kanë biseduar edhe për liberalizimin e vizave.
“U dakorduam që të formohen grupet punuese në mënyrë që liberalizimi i vizave të implementohet sa më parë! Faleminderit Gjermani!”, shkruan Pacolli në Facebook.























