Beqaj: Samiti i Berlinit korrigjim i Brukselit në dialog
BKT
Lajme

Beqaj: Samiti i Berlinit korrigjim i Brukselit në dialog

Analisti politik Belul Beqaj ka thënë se rolin kryesor në dialog e kanë marrë përfaqësuesit e dy shteteve më me ndikim në kuadër të BE-së, Franca dhe Gjermania, pasi këto shtete kanë parë se procesi ka devijuar nga kursi i tyre.

Ai ka folur të martën në “Analizë dite” te RTK.

“Samiti është njëlloj i korrigjimit të procesit të njëanshëm që e ka udhëhequr Brukseli deri më tash edhe për shkak të mostransparencës po edhe njëanshmërisë, duke e mbështetur idenë për korrigjim kufijsh. Ndërkaq këto dy shtete, nëse kurrgjë tjetër, tash janë unike se sa I përket idesë për korrigjim të kufijve në vazhdim të procesit”, ka theksuar Beqaj.

Ai ka thënë se sikur të mos caktohej data për takimin e radhës në Paris mund të konsiderohet se qëllimi kryesor i Samitit të Berlinit për Ballkanin ka qenë dështim. “Në takimin e radhës pres që të hapet dera që konkluzionet të bëhen të mundshme dhe jo vetëm në letër”.

 


MË SHUME NGA Lajme