Zogaj: Varrezat e veteranëve duhet të largohen nga varrezat e dëshmorëve
Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj, ka thënë se varrezat e veteranëve duhet të ndahen nga ato të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Duke folur për varrezat e dëshmorëve në Prishtinë në të cilat janë varrosur edhe veteranë të luftës të vdekur pas vitit 1999, Zogaj ka thënë se kësaj cështjeje duhet t’i ipet fund sepse në këto varreza po varrosen veteranët pa e pyetur askënd.
“Në bashkëpunim me komunën e Prishtinës, mund të bëjmë një riorganizim të atij memoriali, sepse në qoftë se vazhdojmë kështu, aty po varrosen veteranët kohë pas kohe, pa e pyetur askënd dhe ku po duan. Kështu që unë mendoj se aty duhet të bëhet një riorganizim dhe veteranët të hiqen prej aty dhe ta bëjmë një projekt që do të ishte më madhështor, dhe në të njëjtën kohë, të mos ishte memorial i varrezave, por memorial i krenarisë”, tha Zogaj.























