Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire e parë do të jetë Eva Qerimi, koordinatore, e cila do të flas për ditët e kinemasë turke.
Mysafiret e radhës do të jenë Nazlie Beadini, udhëheqëse e korit të grave “Nexhmije Pagarusha” dhe Donika Hajra, soliste të cilat do të flasin për Përvjetorin e korit të grave 'Nexhmije Pagarusha'.
Lidhje direkte do të ketë nga panairi i automjeteve, Salla e Panaireve në Shkabaj, ku do të flas Zgjim Mita, Anëtar i Shoqatës së Importuesve të Autorizuar të Automjeteve të Reja.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























