Allegri zbulon të ardhmen dhe flet për duelin Ronaldo-Messi!
BKT
Sport

Allegri zbulon të ardhmen dhe flet për duelin Ronaldo-Messi!

Trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri, në konferencën e sotme për shtyp ka folur gjatë në lidhje me të ardhmen e tij, nëse do të vazhdojë të jetë te Juventusi. 

"Përgjigjia është e thjeshtë. Duhet të ulem me presidentin, programojmë, bëjmë bilancin për sezonin, çfarë shkoi dhe çfarë jo, por sidomos si do të jetë viti tjetër. Idetë e tij, të klubit, të mia. Eshtë normale të ndodhë. Kemi fatin që këtë vit kemi 1 muaj kohë për të programuar dhe biseduar", ka theksuar Allegri, përcjell Telesport.

"Do të takohem me të, sigurisht, por kur të më thërrasë", u shpreh Allegri. "Emra të tjerë për pankinën bardhezi? Gaboheni që flisni për këtë. Çdo vit unë duhet të largohem, pastaj qëndroj dhe u bë pesë vjet që është kështu. Jam i bindur dhe motivuar, me ekipin që kam. Nëse nuk do të isha, nuk do të vazhdoja".

Në fund, koment edhe për duelin Messi-Ronaldo: Për Kristianon, Mesi është një stimul shumë i mirë. Ata kanë kapur kuotën e 600 golave dhe vazhdojnë. Ronaldo do që të fitojë çmimin e golashënuesit më të mirë në Itali. 

Kur kanë nisur kanë qenë të ndryshëm nga kjo që janë tani. Ata janë të ndryshëm por shumë të fortë”.