Balotelli mahnitet me Messi, ka një porosi për Ronaldon
BKT
Sport

Balotelli mahnitet me Messi, ka një porosi për Ronaldon

Sulmuesi italian përmes një postimi në rrjetet sociale ka lavdëruar Lionel Messin.

Lionel Messi ka realizuar golin numër 600 me fanellën e Barcelonës, teksa debati se cili është më i mirë mes tij dhe Cristiano Ronaldos vazhdon të jetë mjaft i madh.

Por nuk ka asnjë dyshim për Mario Balotellin, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka quajtur Lionel Messin, fenomen të futbollit.        

“Leo Messi fenomen. Për të mirën e futbollit, mos e krahasoni më me numrin 7 të Juves”, shkroi sulmuesi italian në rrjetet sociale.

Ylli argjentinas shënoi dy herë në fitoren 3-0 të Barcelonës ndaj Liverpoolit.