Blakaj: Kosova ta kushtëzojë Serbinë; t`i ekstradojë të dyshuarit për krime
BKT
Lajme

Blakaj: Kosova ta kushtëzojë Serbinë; t`i ekstradojë të dyshuarit për krime

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Huminatare ka deklaruar që Kosova duhet ta kushtëzojë Serbinë, që t’i ekstradojë në Kosovë të dyshuarit për krime të luftës apo t’i gjykojë vetë.

Ai ka folur kështu në “Imazh” te RTK.

“Problemi është që shumica e atyre që kanë kryer krime në Kosovë jetojnë në Serbi. Serbia duhet të kushtëzohet në dialog. Duhet të kërkohet nga Serbia që ose t’i ekstradojë në Kosovë ose t’i gjykojë vetë ata që kanë bërë krime në Kosovë. Nuk është çështja te mungesa e gjykatave, por çështja është te mungesa e bashkëpunimit”, ka thënë Blakaj.

 


MË SHUME NGA Lajme