19:54 / 02.05.2019
Milani dhe Interi buzëqeshin, Bayerni gati të shesë yllin e saj
Bayern Munich në verë do t’i nënshtrohet një revolucioni, ku shumë lojtarë të gardës së vjetër do të largohen.
“Kicker” bën me dije se një ndër të larguarit do të jetë Thomas Muller. Shumë skuadra janë të interesuara për të, por dy janë ato që e shikojnë me më shumë imtësi këtë lojtar.
Milani dhe Interi, skuadrat italiane kanë një empati për lojtarin gjerman, siç ka ai për Serinë A dhe Italinë. Në rast të një oferte të mirë, Bayerni do ta jepte lojtarin pa probleme.
Gjithashtu në garë për të janë edhe skuadra të Premier Ligës, por tashmë pritet vera që të zbardhen prapaskenat.























