22:35 / 02.05.2019
Murtezaj: Nuk pres kornizë të marrëveshjes në Paris
Ish-zëvendësministri i Jashtëm, Valon Murtezaj, ka thënë se aktualisht ka një fazë të negocimit për negocimin dhe se në Paris nuk pritet ndonjë kornizë e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka folur të enjten “n’Shesh” te RTK.
“Nuk pres kornizë të marrëveshjes në Paris. Jemi në fazën kur po negociohet për negocimin. Këtu nuk po zëvendësohet Brukseli, por po i jepet një fuqi, derisa të kryhen zgjedhjet dhe vijnë njerëzit e tjerë. Por vetë fakti që dy njerëzit më të fuqishëm të Evropës kanë filluar të merren me çështjen, kjo është shumë e rëndësishme”, ka theksuar ai.























