06:04 / 03.05.2019
Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Besim Hasani kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës.
Kurse për Ditën Botërore të lirisë së shtypit, e ftuar është Besiana Krasniqi anëtare e Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.
Ndërsa Edmond Gashi udhëheqës i projektit DIMAK, do të flas për ‘Panairin e punës dhe karrierës 2019”.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























