Thaçi: Liria e Kosovës i ka rrënjët edhe në lirinë e shtypit
BKT
Lajme

Thaçi: Liria e Kosovës i ka rrënjët edhe në lirinë e shtypit

RTKlive

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ishin mediat e lira ndërkombëtare, të cilat pa censurë informuan botën për qindra masakra, për vuajtjet dhe spastrimin etnik që po ndodhte në Kosovë.

"Liria e Kosovës i ka rrënjët edhe në lirinë e shtypit. Ishin mediat e lira ndërkombëtare, të cilat pa censurë informuan botën për qindra masakra, për vuajtjet dhe spastrimin etnik që po ndodhte në Kosovë. Më 1998-1999, liria e shtypit fitoi mbi censurën. Mediat e lira fituan mbi ato të kontrolluara nga regjimi serb. Gazetarët tanë janë rritur me këtë frymë dhe sot në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, i gëzohemi faktit që kemi krijuar një mjedis për ta ndjekur shembullin e tyre për ta thënë të vërtetën. Liria e shtypit, liria e shprehjes, e cila është me përgjegjësi të madhe publike, është e drejtë themelore dhe e forcon edhe demokracinë tonë", ka shkruar Thaçi në "Facebook".

Image may contain: 2 people, people smilingNo photo description available.


MË SHUME NGA Lajme