12:11 / 03.05.2019
Haradinaj nënshkruhet në Librin e Zisë për vdekjen e Dukës së Luksemburgut
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është nënshrkuar sot në Librin e Zisë që ambasada e Luksemburgut në Prishtinë ka hapur për ndarjen nga jeta të Dukës së Madh të këtij shteti.
Postimi i Haradinajt në Facebook:
Këtë mëngjes në Ambasadën e Luksemburgut në Prishtinë jam nënshkruar në Librin e Zisë, duke i shprehur ngushëllimet më të thella Dukatës, Dukës Henri dhe popullit mik për ndarjen nga jeta të Dukës së Madh Jean të Luksemburgut. RH























