VIDEO-Krimet e masakrat që i ka bërë Serbia janë të përmasave të gjenocidit
RTKlive
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli, tha se Serbia edhe pas 10 viteve ende po vazhdon që të pengojë Kosovën në rrugë rrugën e saj.
“Këto janë përpjeke për të ndryshuar të kaluarën tonë dhe të gjenocidit. Këto sjellje vështirësojnë bashkëpunimin dhe pajtimin e ndërsjellët. Në kemi obligim të mbrojmë jo vetëm jetën e qytetarëve tanë, por edhe të vërtetën dhe të drejtën e luftës tonë çlirimtare”, tha Veseli.
Sipas tij krimet dhe masakrat janë të përmasave të gjenocidit. “Ne kemi besuar tek e vërteta, kanë kaluar dy dekada dhe aspak nuk është bërë në këtë drejtim”, tha Veseli sot në një konferencë për media, raporton RTKlive.
Sipas tij edhe drejtësia ndërkombëtare nuk e ka kryer punë, si duhet, raporton RTKlive. Ai tha se Serbia ka njohuri për të gjitha masakrat që kanë bërë në Kosovë. Ai tha se ka marrë iniciativë për të themeluar gjykatë për krimet që Serbia i ka kryer në Kosovë, në luftën e Kosovës. “Qëllimi gjykatës ka vetëm një qëllim, drejtësi dhe pajtim”, tha ai.























