Sylejmani: Dhoma e Posaçme në gjendje të vështirë, Kuvendi të kalojë ligjin
BKT
Lajme

Sylejmani: Dhoma e Posaçme në gjendje të vështirë, Kuvendi të kalojë ligjin

Dhoma e Posaçme është në gjendje dhe rrethana shumë të vështira. 21 mijë lëndë që kërkojnë trajtim janë grumbulluar aty. Ndërsa, mungojnë gjyqtarët dhe stafi tjetër.

Ndonëse pritet të kalojë në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës, ligji i ri ende nuk është miratuar si rezultat i mungesës së kuorumit në seanca, që po pamundëson një gjë të tillë.

Kryetari i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, Sahit Sylejmani, thotë se kalimi i këtij ligji do të krijojë bazën ligjore që Dhoma e Posaçme të funksionojë.

Në një intervistë për KosovaPress, Sylejmani thekson nevojën e madhe që Dhoma e Posaçme ka për gjyqtarë.

Mungesa e gjyqtarëve, ka bërë që një numër shumë i madh lëndësh të mbesin në pritje.     

Për këtë, Sylejmani thotë se gjykatës i duhet të zëvendësojë minimumi edhe 10 gjyqtarë në mënyrë që të arrijë të jetë në numër sa ishin edhe gjyqtarët e EULEX-it.

Ai thotë se ky gjykata nuk po mund të arrijë ta zvogëlojë këtë numër për shkak të kapacitetit shumë të vogël të gjyqtarëve.

E një problem tjetër del të jetë edhe vështirësia në rekrutimin e stafit për Dhomën e Posaçme. Sipas Sylejmanit, ka vështirësi në sigurimin e kandidatëve që mund të vijnë si gjyqtar në Dhomën e Posaçme, ngase kërkohet një përvojë bukur e gjatë e punës si gjyqtar.


MË SHUME NGA Lajme