Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Të hënën fillon muaji i Ramazanit, për të folur rreth kesaj mysafir i parë do të jetë Imam Xheladin Fazliu, përfaqësues i shoqatës “Bereqeti”.
Ndërkaq, për të folur për Ditën Ndërkombëtare të Mamive e ftuar do të jetë Edona Feka, përfaqësusuese e shoqatës së mamive në Kosovë.
Lidhje direkte do të ketë nga Mynihu, ku do të flas Arton Sefa, fotograf i cili do të na tregoj për sukseset e fotografit si dhe modën nëpërmjet fotografisë.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























