Mourinho në Serie A, por jo te Interi
Pas Antonio Contes, një tjetër emër i madh i afrohet Romës për detyrën e trajnerit.
Nuk mund të thuhet se Roma nuk po planifikon një të ardhme të madhe, me Jose Mourinhon që do të drejtojë stolin e tyre.
Nga Franca raportojnë se trajneri portugez është ndarë në dy negociata, mes PSG dhe Romës, përcjell ‘lajmi.net’.
Jose Mourinho tashmë ka pasur kontaktet e para me Romën, skuadër të cilës nuk i ka mbyllur derën.
Megjithatë, për të vazhduar bisedimet, portugezi ka vënë kushtin e parë, me Romën që duhet të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
Për ironi, te Roma, Jose Mourinho do t’i zinte vendin Claudio Ranierit, me të cilin gjithmonë ka pasur fërkime.
Jose Mourinho ka qenë pjesë e Serie A për dy sezone, ku me Interin kishte arritur një nga sukseset më të mëdha në karrierën e tij.























