`Kosova, Shqipëria dhe Italia të bashkpunojnë për ruajten e gjuhës shqipe`
Një grup i arbëreshëve të Italisë, në mes tyre kryetar të komunave arbëreshë, pasi vizituan të shtunën kryetarin e Komunës së Prishtinës, vazhduan në Muzeun e Kosovës dhe monumentet kryesore në qytetin e Prishtinës.
Arbëreshet e Italisë u njohën në detaje me historinë e shqiptarëve dhe historinë e Kosovës, duke parë nga afër gjëra që dëshmojnë të kaluarën e popullit ndër shekuj.
Ata qëndruan në Muzeun e Kosovës, prej ku u informuan për shumë ngjarje e njerëz të rëndësishëm për shqiptarët.
Etrit Alijaj, president i federatës së shoqatave shqiptare në Itali, tha se Kosova, Shqipëria dhe shteti i Italisë do të duhej të bashkëpunonin intensivisht për arritjen e një marrëveshje që ndihmon mësimin e gjuhës shqipe në shkollat në Itali.
Sipas tij, për shkak të rrethanave, nuk është e lehtë që gjuha shqipe të transmetohet të fëmijët në Itali.
E Enik Korani, sekretar i federatës, tha se në Kosovë po ndjehen si në shtëpinë e tyre.
Arbëreshët, vizituan edhe sheshin “Ibrahim Rugova”, atë “Skënderbeu” dhe “Heroinat” në Prishtinë.
Të premten, ata u pritën edhe në Kuvendin e Kosovës, me një mbledhje solemne. Gjithashtu u pritën edhe në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në një darkë nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.























