20:38 / 04.05.2019
KFOR-i vazhdon stërvitjet në Kosovë
KFOR-i ka njoftuar se po vazhdon stërvitjet për të qenë i gatshëm dhe të garantojë siguri për të gjithë njerëzit në Kosovë, raporton RTKlive
'Në ditët e ardhshme do të ketë disa lëvizje të trupave të KFOR-it në pjesë të ndryshme të Kosovës. Kjo është vetëm një stërvitje normale e zbarkimit dhe procedurave. Situata mbetet nën kontroll, pa asnjë shenjë kërcënimi të mundshëm", thuhet në shkrimin e postuar në "Facebook", të KFORI-it.























