13:47 / 05.05.2019
Dedaj: Vizita Papa Françeskut në Shkup, historike
RTKlive
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka vlerësuar se Papa Françesku, ia dedikon vizitën në Shkup, Shën Nene Terezës, si dhe bijve dhe bijave të Shën Terezës!
“Papa njëkohësisht do përcjellë mesazhin e paqes, tolerancës, mirëkuptimit, dashurisë dhe barazisë mes të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Duhet ta leme të kaluarën pas nesh, të mendojmë për te ardhmen euro-atlantike te brezave te rinj, te pajtohemi dhe ta respektojmë njeri tjetrin”, tha Dedaj.
























