Limaj në ditën e Dëshmorëve të Kombit: Meritorët më të mëdhenj të lirisë
BKT
Lajme

Limaj në ditën e Dëshmorëve të Kombit: Meritorët më të mëdhenj të lirisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, në Ditën e Dëshmorëve të Kombit,ka thënë se kujtojnë me respekt e krenari Dëshmorët e Kombit të cilët janë meritorët më të mëdhenj për lirinë të cilën e gëzojmë sot.

Përmes një statusi në Facebook, Limaj tha se qytetarët e Kosovës do t’u jenë përherë mirënjohjes dhe do të përkulen përballë heroizmit e sakrificës së tyre.

Më poshtë statusi i tij i plotë:

Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit, kujtojmë me respekt e krenari Dëshmorët e Kombit të cilët janë meritorët më të mëdhenj për lirinë të cilën e gëzojmë sot. Në këtë ditë kujtojmë dëshmorët jo vetëm të këtij brezi, por edhe të brezave të mëhershëm të cilët sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e atdheut. Qytetarët e Kosovës do t’u jenë përherë mirënjohjes dhe do të përkulen përballë heroizmit e sakrificës së tyre. Lavdi e përjetshme për të gjithë Dëshmorët e Kombit.


MË SHUME NGA Lajme