Gjiganti spanjoll gati ofertën për Kante-n
BKT
Sport

Gjiganti spanjoll gati ofertën për Kante-n

Klubi spanjoll, Real Madrid është gati për të bërë ofertën për mesfushorin e Chelseat, N’golo Kante.

Trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane synon që gjatë kësaj verë të bëjë shumë ndryshime të mëdha në skuadër dhe njëri ndër lojtarët që është në listën e teknikut francez është edhe Kante i ‘Bluve’ të Londrës.

Zidane përveç Kante-s po mundohet ta blejë edhe yllin e Manchester Unitedit, Paul Pogban.