Inter, Roma, PSG? Jo, Mourinho pranë firmës befasuese!
Jose Mourinho ka “etje” për t’u kthyer të stërvisë… Pasi u shkarkua nga Manchester United si pasojë e ecurisë negative në fillim të këtij sezoni, portugezi ka mbetur pa punë dhe është duke studiuar shumë mundësi.
Mes tyre, edhe në Itali, ku fillimisht Interi, më pas Roma, bënë disa sondazhe. Dëshira e “Special One” do të ishte PSG, por sheikët, përpos dështimit këtë sezon me vetëm titullin kampion, nuk kanë ndër mend që të ndërpresin raportin e tyre me gjermanin Tuchel.
Jorge Mendes, agjenti i trajnerit nga Setubali, po punon shumë në këtë front, por një pistë e re ka nisur të joshë “Special One”. Bëhet fjalë për tetë herë kampionët e Skocisë radhazi dhe që kanë festuar titullin e 50-të në historinë e tyre, një rekord ky, shkruan telesporti.
Mou po mendohet dhe reflekton: Celtic është garanci titulli në Skoci, teksa portugezi mund t’i japë më shumë edhe sa i përket ecurisë në Champions apo Europa League.
Oferta e skocezëve ka shkuar te Mou, tani pritet përgjigjja, që mund të jetë pozitive.























