Reja ndodhet në Athinë, ja misioni sekret i tij
BKT
Sport

Reja ndodhet në Athinë, ja misioni sekret i tij

Edoardo Reja, trajneri i Shqipërisë, ka nisur prej kohësh misionin për të dalluar dhe biseduar me futbollistët që mund të bëhen pjesë e kombëtares kuqezi.

Kështu, pasi ka qenë në Bergamo kohë më parë për sfidën Atalanta-Empoli, ku u takua me Veselin, Gjimshitin dhe Berishën, sot ka qenë radha për derbin tjetër kuqezi, këtë herë, në Athinë.

Aty ku po luhet Panathinaikos-Panetolikos. Te Panathinaikosit aktivizohet Ergys Kaçe titullar, ndërsa te Panetolikos Enea Mihaj.

Pikërisht mbrojtësi është edhe synimi i italianit. Shqipëria do të zbresë në fushë për eliminatoret e Euro 2020 në datën 8 qershor në Islandë (Reikjavik) dhe më 11 qershor në "Elbasan Arena", ndaj Moldavisë.