Gjimshiti i shënon Strakoshës në derbin e kuqezinjve
BKT
Sport

Gjimshiti i shënon Strakoshës në derbin e kuqezinjve

Atalanta po rezulton “hirushja” e sezonit në Serinë A. Skuadra nga Bergamo, ku luajnë edhe dy kuqezinjtë Berisha e Gjimshiti, nxori përfundimisht nga gara e Championsit Lazion, pasi triumfoi 1-3 ndaj bardhekaltërve në sfidën direkte të zhvilluar në “Olimpico”.

Një fitore e madhe, madje edhe me përmbysje e ekipit të drejtuar nga Gasperini, që blindon vendin e katërt me 62 pikë.

Lazio kaloi në epërsi që në minutën e 3-të me Parolon, por goli i shpejtë i “bardhekaltërve” thjesht “gënjeu” të pranishmit në “Olimpico” se do të merrnin një fitore premtuese për zonën Champions.

Atalanta, më e përgatitur fizikisht, përmbysi gjithçka, duke barazuar në pjesën e parë me Zapatan, ndërsa në 45 minutat e dyta realizoi Castagne e për t’i vendosur “qershinë tortës” mendoi Berat Gjimshiti, që devijoi me kokë për golin e “knockou”t-it, transmeton SS.

Në dy takimet e tjera, Parma barazoi 3-3 me Sampdorian, ndërsa Sassuolo 2-2 me Frosinonen.