17:30 / 05.05.2019
Thaçi: Gjithmonë do të nderohet veprimtaria e profesor Fehmi Aganit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se janë bërë 20 vjet nga vrasja e Fehmi Aganit.
Presidenti Thaçi në një postim në rrjetin social 'facebook' tha se veprimtaria e Fehmi Aganit do të nderohet gjithmonë.
Postimi i plotë:
U bënë 20 vjet nga vrasja e profesorit Fehmi Agani, njërit nga ideologët e lëvizjes paqësore të Kosovës. Gjithmonë do të nderohet veprimtaria e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. HTH























